×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje vendimtare, pa normalizim ka jostabilitet

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 12:58

    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se SHBA-ja po ndihmojnë në këtë proces sepse, siç tha ai, normalizimi është absolutisht vendimtar.

    “Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE,” theksoi Hill në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”.

    Në përgjigje të deklaratës se qëndrimet e tij ndonjëherë janë të ndryshme nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë në lidhje me njohjen e mundshme nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill theksoi se ajo çfarë po bëjnë evropianët në në këtë drejtim,  po e bëjnë siç duhet, në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Kjo do të thotë para së gjithash uljen e tensioneve, por do të thotë veçanërisht idenë e bashkëpunimit të ndërsjellë. Pra, normalizimi është ajo që kërkon BE. Duke parë më tej, mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se nëse mund të keni, siç e quajnë evropianët, ‘normalizim’ që është themelor, me bazë të gjerë dhe ligjërisht të detyrueshëm, mund të ndërtoni një platformë shumë të fortë mbi të cilën mund të ndërtoni gjëra të tjera”, theksoi Hill.

    Hill disa ditë më parë kishte nxitur reagime me deklaratën se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës si kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

    Sipas tij, përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, kishte deklaruar Hill.

    Hill: Njoha e Kosovës nuk është kusht që Serbia të bëhet pjesë e BE-së, i kërkohet normalizimi

    Ndërsa në një intervistë të mëparshme, Hill  kishte thënë se “Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova”. Kjo deklaratë kishte nxitur reagimin edhe të presidentes Osmani, e cila kishte thënë se “kushdo që konsideron se Serbia është afër NATO-së, ofendon viktimat e Millosheviqit”.

    Deklarata e Hill, Osmani: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!