×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i policisë

    Hiqen posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 10:29

    Policia ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan.

    Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.

    “NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime”.

    “Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, njofton policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!