×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 10:49
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, duke thënë se personalitete e krijues si ai s’vdesin kurrë, shkruan Reporteri.net.

    Në postimin e tij në Facebook, Hoti thotë se vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore.

    Reagimi:

    Personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë.

    Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë. Shqiptarët i kanë dhënë botës një shkrimtar të madh. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin botëror të kulturës shqiptare, të traditës, të konceptit të besës, të vuajtjeve të popullit shqiptar nën regjimin komunist, të cilat i ka përshkruar në mënyrë unike.

    Sot, shqiptarët dhe kultura shqiptare në botë njihen më mirë falë kontributit të tij.

    U prehtë në paqe ky gjeni i letërsisë dhe kulturës shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!