×
  • Lajme
  • Lajme / I akuzuar për korrupsion

    Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 14:02

    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar Nagip Krasniqin nga detyra e kryeshefit ekzekutiv, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Vendimi është bërë i ditur sot përmes një njoftimi.

    “Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

    Krahas këtij vendimi, KEK tashmë ka vendosur që ditët në vijim të iniciojë procedurat për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    “Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Krasniqi është arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

    Ndërkohë në shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga paraburgimi ish-kryeshefin e KEK-ut të akuzuar për korrupsion, Nagip Krasniqin.

    Sipas vendimit të Gjykatës, Krasniqit i ndalohet të afrohet objektit të KEK-ut apo të punësuarve në këtë korporatë. Vendimi thotë se i njëjti duhet të mbajë 50 metra distancë. /Reporteri.net/

    Nagip Krasniqit i vazhdohet pezullimi nga detyra e kryeshefit të KEK-ut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!