×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta do të jenë 15 deputetët e LDK-së që fituan ulëse në Kuvend më 14 shkurt

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 22:22

    Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidat për kryeministër, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj janë 5 më të votuarit në partinë e Isa Mustafës, që në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme pësoi humbjen më të thellë në histori të saj.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka siguruar listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.

    Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

    Avdullah Hotit deri më tani i janë numëruar mbi 60 mijë vota, pasuar nga Kujtim Shala me mbi 30 mijë vota, që ka lënë pas Lumir Abdixhikun që ka gjithsej 24 mijë e 241 vota të llogaritura, pa u përfshirë ato të diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.

    Anton Quni është deputeti i 4 i LDK-së që ka fituar mandat tjetër në Kuvend, pasuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, që e përmbyll 5-shen më të votuar në LDK. Të dyve këtyre deri më tani u janë procesuar mbi 13 mijë vota. Pas tyre ndodhet me vota ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami, që mandatin pir deputete e fiton pa kuotë gjinore, për dallim nga gruaja e dytë më e votuar në LDK, Marigona Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci.

    Në mesin e më të votuarve në LDK, që kanë fituar mandat për deputet, siç ka raportuar Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është edhe Driton Selmanaj.

    Sipas këtyre rezultateve, grupi parlamentar i LDK-së, që në zgjedhjet fitoi vetëm 12,6% të votave, përkthyer në mandate për deputet 15 sosh, do të duket kështu:

    1. Avdullah Hoti,
    2. Kujtim Shala,
    3. Lumir Abdixhiku,
    4. Anton Quni,
    5. Armend Zemaj,
    6. Hykmete Bajrami,
    7. Agim Veliu,
    8. Behgjet Pacolli,
    9. Arben Gashi,
    10. Besian Mustafa –
    11. Driton Selmanaj,
    12. Marigona Geci,
    13. Vlora Dumoshi,
    14. Valentina Bunjaku-Rexhepi,
    15. Lirije Kajtazi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!