×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    Vdes një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 8:58

    Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka vdekur një grua shtatzënë.

    Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!