×
  • Lajme
  • Lajme / Shpenzimet

    Kryetari i Kamenicës me para të Komunës dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 21:15

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook teksa ka treguar se Komuna që drejton ai ka mbuluar shpenzimet e ekskursionit të maturantëve të këtij qyteti.

    Ai ka shkruar se ekskursioni ka zgjatur pesë ditë në Shqipëri, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Jemi të lumtur që për herë të parë, këtë vit ekskursioni i maturantëve të Komunës së Kamenicës është mundësuar nga ne, duke mos ngarkuar financiarisht prindërit dhe nxënësit”, ka shkruar Rahimaj.

    Duke mos treguar shifrat e shpenzimeve të ekskursionit ai ka komentuar se nxënësit kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë

    “Me shpresën që edhe përgjatë kësaj eksperience kanë mësuar fakte të rëndësime rreth historikut të tyre [qyteteve]”, ka shkruar ai.

    Kryetari i Kamenicës ka paralajmëruar se “befasi” të të njëjtit lloj, por të një përmase tjetër, do të ketë shumë shpejtë për nxënësit më të dalluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!