×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarit iu gjetën armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje për sulmin ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 9:21

    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin Miokovicë të Leposaviqit. Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe,  po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie,  katër fishekë,  një radio lidhje dhe  shtatë xhaketa të  ushtrisë”, njofton Policia.

    I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Incident në Leposaviq, një person sulmoi me shishe xhami patrullën e Policisë dhe KFOR-it amerikan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!