×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Katër burra dhe një grua sulmohen me mjete të forta në Gjakovë, të dyshuarit në arrati

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 9:14

    Pesë persona janë sulmuar me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar dje gjatë ditës në Gjakovë, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se viktimat – katër burra dhe një grua – kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë në spital.

    Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, teksa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të dyshuar të cilët menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.

    Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale,  janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden  në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

    Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!