×
  • Lajme
  • Lajme / Vdekja e Kadaresë

    Kurti me dedikim tjetër për Kadarenë: Në errësirën e diktaturës, ishte vezullimi i krijimtarisë, njerëzimit dhe i gjeniut individual

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 17:59

    Kryeministri Albin Kurti, sërish ka bërë një dedikim për shkrimtarin shqiptar me nam botëror Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij.

    Shefi i i qeverisë, tha se Kadareja në errësirën e diktaturës në Shqipëri ishte vezullimi i krijimtarisë, i njerëzimit dhe i gjeniut individual.

    “Ai u detyrua, si shumica e bashkatdhetarëve të tij, të jetonte brenda kufizimeve më të ashpra politike dhe artistike; e megjithatë ai gjeti mënyra për të ndriçuar, për të pyetur dhe për të qeshur”, shkroi Kurti në X.

    Ai tutje tha se romanet e Kadaresë ishin të bazuara në kulturën dhe historinë shqiptare, por temat dhe zëri i tij sidomos në poezinë e tij ishin universale.

    “Çmimi i tij Ndërkombëtar i Librit për Njeriun (i pari i dhënë ndonjëherë) dhe nominimet e përsëritura për Çmimin Nobel për Letërsinë pasqyrojnë staturën e tij globale: ai foli për njerëzit kudo, duke luftuar për të mbijetuar dhe për të gjetur një dritë të pastërtisë mes kompromiseve dhe kufizimeve të jetës”, shtoi Kurti.

    Njeriu i cili mbi supe e ka udhëheqjen e qeverisë, ndër të tjera tha se si i rritur në Kosovë nën diktaturën dhe represionin e Beogradit, e më pas si i burgosur politik, zërin e Kadaresë e ka dëgjuar si empati dhe si frymëzim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!