×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshimi i madh në pamje i Jakup Krasniqit

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 19:45

     Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është distancuar nga jeta politike në vend, megjithatë ai vazhdon të jetë aktiv kohë pas kohe me opinione të cilat i shprehë në rrjetet sociale.


    Ka shumë kohë që ish-kryetari i Kuvendit nuk është parë në ndonjë debat televiziv, apo në ndonjë formë tjetër në jetën publike.

    Megjithatë, Krasniqi duket se ditët e karantinës po i kalon si të gjithë qytetarët  e tjerë të vendit, pranë familjes, shkruan Reporteri.net.

    Është vajza e tij Gresa, e cila sot ka publikuar një foto të babait në llogarinë e saj në Facebook. Ajo çka bie në sy është ndryshimi i madh i Jakup Krasniqit në pamje, saqë në shikim të madh vështirë se mund ta njohësh.

    Gjykuar nga komentet, njerëzve u ka pëlqyer ndryshimi në pamje që Krasniqi ka bërë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!