×
  • Lajme
  • Lajme / 27 Prilli

    Osmani takon përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve të luftës: Ndriçimi i fatit të tyre, ndër plagët më të rënda që ka Kosova

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 12:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës..

    E para e vendit theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës.

    Postimi i bërë nga Presidenca:

    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me z. Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

    Presidentja Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.

    Presidentja Osmani riafirmoi angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë në vend drejtësinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!