×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Alma Arrazi braktiset nga të afërmit, pak persona në varrim

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 14:36

    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.

    Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz, raporton Top Channel.

    Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata.

    Policia ka arrestuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë bashkëshortin e Alma Arrazit,  i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes.

    Ndërkohë nga familjarët e 39-vjeçares ka pasur akuza të rëndë në drejtim të tij, për dhunë të vazhdueshme psikologjijke dhe tradhti ndaj Alma Arrazit çka dyshohet ta ketë shtyrë atë në këtë akt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!