×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Vranët e me reshje shiu sot

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 7:10

    Reshjet e shiut që përfshinë pjesë të vendit gjatë natës, ka gjasa të vazhdojnë edhe përgjatë mëngjesit të enjten, e kohëpaskohe edhe ditën, lokalisht edhe në formë rrebeshesh me bubullimë.

    Deri në mbrëmje reshjet gradualisht pushojnë. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale pësojnë rënie dhe shkojnë deri në 16C e 18C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, njofton Prishtina Weather.

    Më shumë vranësira mbeten edhe përgjatë ditës së premtë, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu përreth viseve malore.

    Në fundjavë nuk do të mungojnë intervale me diell, por do të ketë edhe vransira të ndryshueshme, që orëve të pasdites përreth viseve malore japin kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 19C e 20C, të hënën deri në 22C e 23C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!