×
  • Lajme
  • Lajme / Komunikata

    Pritjet e gjata për t’u pajisur me dokumente, MPB zgjat orarin e punës deri në orën 18:00

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 11:29

    Ministria e Punëve të Brendshme ka zgjatur orarin për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në komunikatën e lëshuar për media bëhet e ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka marrë vendim që orari të zgjatet deri në ora 18:00, ndërsa të shtunave deri në ora 16:00.

    Komunikata:

    Zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale

    Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur
    deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

    Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

    Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale.

    Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!