×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësi

    “Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 20:42

    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke akuzuar këtë të fundit se ‘’po tenton ta përmbysë Ferizajn’’.

    Në postimin e bërë nga kjo parti janë vazhduar kritikat në drejtim të qeverisë duke thënë se këta të fundit, në buxhetin e fundit nuk kanë ndarë asnjë centë për projektet e reja kapitale për Ferizajn.

    Postimi i plotë:

    Ministër a po na sjellë anije? ⛵️

    Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn.

    Ministër ku është peshku?

    Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo.

    Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn.

    9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë.

    A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë.

     

    Pas të reshurave të premten dhe të shtunën, vendi i zakonshëm në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhoc, është përmbytur, duke shkaktuar kolonë.

    Edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh, Komuna e Ferizajt as Ministria nuk kanë ndërmarrë asgjë për riparimin e rrugës.

    Për shkak të përmbytjes së shpeshtë të rrugës, është tallur duke u quajtur Liqeni i Ferizajt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!