×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 100 të punësuar të rinj në KEK, shumica anëtarë ose përkrahës të VV’së dhe familjarë të punëtorëve të ndërmarrjes

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 18:16

    Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur listat e 100 të punësuarve të rinj. Në këto lista që janë bërë publike kanë aplikuar disa qindra  persona që kanë synuar këto vende të punës, e pretendohet se përzgjedhja e atyre që do të fitojnë vendet e punës është bërë jo në bazë të meritës por lidhur me përkatësinë partiake e familjare.

    Punësimi në institucione publike në të kaluarën ka qenë i lidhur në shumë raste mbi baza partiake. Lëvizja Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë ka qenë më kritikja e këtij fenomeni, dhe ardhja e saj në pushtet ka për shkak edhe premtimin se me ta në qeverisje kjo praktikë do të eliminohet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, nuk duket ta ketë larguar këtë praktikë. Tani njerëzit e favorizuar për vende pune në institucione publike më nuk janë ata të PDK’së, LDK’së, AAK’së e NISMA’s, por të Vetëvendosjes.

    Në rrjetet sociale është shpërndarë lista me emrat e të punësuarve të rinjë në KEK, dhe aty pretendohet se shumica e tyre janë anëtarë të VV’së ose mbështetës të kësaj partie politike.

    Një profil në Facebook, me emrin Patriots Brahimi, i cili është edhe djalë dëshmori, publikimit të listës i ka bashkangjitur edhe emra e dëshmi tjera, të cilat ai pretendon se faktojnë lidhjet partiake të të punësuarve.

    Për emrin e personit të parë në listën e të pranuarve, ai thotë se është djali i njërit prej anëtarëve të komisionit për pranimin e punëtorëve të rinjë, e cili përveç që ka favorizuar djalin e tij, është edhe mbështetës i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtin, gjë e cila dëshmohet edhe nga aktiviteti në profilin e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!