×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë

    Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 18:10

    Dëshmorët e Kombit nderohen sot për sakrificën e tyre sublime për të mbrojtur atdheun në kohë lufte. Por në 5 maj shqiptarët përkulen me nderim edhe për të rënët në detyrë, policët, ushtarakët apo funksionarët e tjerë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë.

    Edhe kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar dëshmorët e kombit.

    “5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ka përkujtuar edhe dëshmorët e UÇK-së, ku ka thënë se përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim.

    Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza.

    Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët.

    Dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun. Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, për lirinë dhe për vendin.

    Sivjet po bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë. Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta.
    Lavdi përherë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, sot dhe për jetë e mot!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!