×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Deklarimi skandaloz i Vuçiqit në televizion shtetëror kinez, Roth: Ky njeri ditë e më shumë largohet nga BE

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 18:48

    Një deklaratë e përmasave tej-skandaloze u bë nga Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizion shtetëror kinez, ku në prag të vizitës në Beograd nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se “Jingping dhe Kina mund të merren me Tajvanin qysh të dojnë”.

    “Për ne, është shumë e thjeshtë: Tajvani është Kinë, pikë. Dhe ne besojmë se Presidenti Xi do të merret me Tajvanin në mënyrën e duhur, ashtu siç dëshiron ai, ashtu siç duan kinezët”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

    Kësaj deklarate i ka reaguar edhe Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili tha se Vuçiqi ditë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian,.

    “Këtu, presidenti serb Vuçiq po thyen edhe një herë një parim të politikës së jashtme të BE-së. Ai po i jep dorë të lirë regjimit kinez në trajtimin e demokracisë në Tajvan dhe nuk përjashton një opsion ushtarak. Vuçiq po largohet gjithnjë e më shumë nga BE-ja”, ka thënë Roth.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!