×
  • Lajme
  • Lajme / Rriten temperaturat

    Sot mot më i ngrohtë e me intervale me diell

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 7:18

    Për të premtën po parashihet të mbretëroj mot më i butë, me më shumë intervale me diell që nga orët e mëngjesit.

    Përgjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që më vonë pasdite edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht përreth zonave malore.

    Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, e maksimalet në rritje deri në 17C e 18C, njofton Prishtina Weather.

    Të shtunën paradite kalojnë më shumë vransira, aty këtu me mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat në rritje deri në 20C e 22C. Nga dita e diel kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Maksimalet deri në 23C e 25C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!