×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Servis celularësh e import veturash, zbardhen detaje për burrin e 39-vjeçares që dyshohet se u mbyt bashkë me tre fëmijët në lum

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 15:22

    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Trupi i pajetë i 9-vjeçares u gjet dje nga një peshkatar që po qëndronte në atë zonë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij, raporton Reporteri.net.

    TCH ka ndarë detaje për familjen e bashkëshortit të 39-vjeçares, Ergys Arrazi, i cili u arrestua nën dyshimet për dhunë sistematike ndaj viktimave.

    Arrazi ka në pronësi një biznes privat për servis celularësh në qendër të Shkodrës, ndërsa 39-vjeçarja nuk punonte.

    Së fundmi, bashkëshorti Arrazi merrej edhe më importin e makinave kryesisht nga Koreja e Jugut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!