×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit me veturë ikin nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 19:43

    Të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit. 

    Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

    “Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”,  ka thënë Aliu për Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, kurse njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!