×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Tentoi t’i jep ryshfet 50 euro policit në Bërnjak, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 10:19

    Një shtetas i Shqipërisë gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën kufitare në Bërnjak kishte futur edhe një 50 euroshe, duke u munduar të jap ryshfet, shkruan Reporteri.net.

    Më pas atij i është kontrolluar vetura, ku i janë gjetur pesë koshere me blerë dhe rreth 40 zogj të pulës dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
    Njoftimi:

    DHËNIE E RYSHFETIT

    Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!