×
  • Lajme
  • Lajme / Ndriçimi publik smart

    VV thotë se Përparim Rama po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 12:21

    Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se po vazhdon me abuzimin e parasë publike.

    Arben Brovina, koordinator në Lëvizjen Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, përmes një konferencë për media, tha se Rama është duke planifikuar të hap një tender, në vlerë 10 milionë euro, e që sipas tij, kriteret që do të paraqiten nuk u japin mundësinë shumë operatorëve ekonomik për pjesëmarrje.

    “Një keqpërdorim që po planifikohet të ndodhë me hapjen e një tenderi nga Komuna e Prishtinës, pra është vazhdimësi e aktiviteteve të kontratave të dëmshme të parasë publikë, që ka ndodhur dhe po ndodhë nga kryetari Rama. Kemi të bëjmë më një njoftim për kontratë “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në uljen e e shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës”. Pra, me ndriçim publik ‘smart’. Vlera e këtij aktiviteti është 10 milionë euro”, tha ai.

    Tutje, ai tha se bëhet fjalë për një tender të orkestruar, që sipas tij, shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës dhe në llogari të individëve të caktuar.

    “Hulumtimit e ekspertëve tanë, thonë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë për pjesëmarrje të shumë operatorëve ekonomike, dhe janë të përgatitura për dy operatorë që plotësojnë këto kritere”, pohoi ai.

    Më tej, ai bëri thirrje për ndaljen e abuzimit të parasë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!