×
  • Sport
  • Sport / Anglezi në topformë

    Palmeri që dy vjet donte të largohej nga City

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 22:24

    Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Cole Palmer kishte kërkuar të largohej nga klubi dy vjet para se të transferohej te Chelsea.

    City e shiti Palmerin te Chelsea për 42.5 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar.

    Palmer ka realizuar 20 gola në Premier Ligë.

    “Në para sezon i thash të qëndronte sepseMahrez kishte shkuar dhe ai më tha: ‘jo, dua të largohem’”, ka thënë Guardiola.

    “Pas dy sezonesh, çfarë mund t’i thosha?”, ka shtuar menaxheri spanjoll.

    Palmer realizoi katër gola kundër Evertonit dhe tani kryeson në listën e golashënuesve bashkë me Erling Haaland.

    “Që dy sezone po kërkonte largimin. I thash: ‘jo, qëndro’. Çfarë mund të bënim?”, ka thënë Guardiola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!