×
  • Sport
  • Sport

    Sonte akti i tretë gjysmëfinal, Trepça-Sigal Prishtina

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 12:12

    Sonte do të zhvillohet dueli i tretë gjysmëfinal në basketboll mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

    Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para.

    Ata do ta kenë mundësinë që në “Minatori” të mbyllin dilemën e ekipit që kualifikohet në finale.

    Në anën tjetër, Sigal Prishtina do të tentojë të mbijetojë, për ta dërguar serinë gjysmëfinale edhe njëherë në Prishtinë.

    Në gjysmëfinalen tjetër, Ylli është duke avancuar 2:1 me fitore ndaj Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!