Një person dyshohet se dje kishte pësuar lëndime në oborrin e shtëpisë së tij në Brecë të Podujevës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së.
Por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete, njofton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.