×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 15:52

    Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas përmbytjeve të krijuara si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhoc, shkruan Reporteri.net.

    Ata, në videon e siguruar nga Reporteri shihen duke “peshkuar” në pellgun e krijuar në mes të rrugës.

    Edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh, Komuna e Ferizajt as Ministria nuk kanë ndërmarrë asgjë për riparimin e rrugës.

    Për shkak të përmbytjes së shpeshtë të rrugës, është tallur duke u quajtur Liqeni i Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!