×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vdes një 60-vjeçar në një hotel në Prizren ku po qëndronte me gruan e tij, dyshohet se pësoi sulm në zemër

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 15:34

    Një boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka vdekur në një hotel në Prizren, në rrugën “Milan Shuflaj”.

    Sipas mjekut kujdestar, dyshimet janë se ai vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktima e dyshuar në kohën e vdekjes, në hotel ishte me bashkëshorten e tij.

    Ai tha se informatën për vdekjen e viktimës e kanë pranuar këtë të shtunë në orën 11:46, teksa theksoi se ekipi mjekësor i Emergjencës që erdhi në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Viktima është M.A i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër”

    “Personi i cili ndërroi jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari, Republika e Serbisë. Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024”, ka pohuar Bytyqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!