Pas publikmit të një video teksa shihet avokati Tomë Gashi duke ia shqelmuar paratë një lypsari në Prishtinë, ka ngjallur debate të ndryshme.
Ndër reagimet nuk muguan as ato të qytetarëve, kur njëri ndër ta është edhe Muhamet Bytyqi, shkruan Reporteri.net
Në reagimin e tij ai thotë se ajo çfarë ka bërë Toma do të thotë se ai nuk është avokat, por më shumë se avokat.
“Guximi i tij për të përdhosur një varfanjak tregon që Toma ka marrë zemer”, thuhet në reagimin e Bytyqit.
Ndër të tjera ai tha se të gjithë e njohim Tomën dhe të bëmat e tij.
“Sa ishte Thaçi, ishte Toma. Kur erdhi dita, erdhi edhe Toma me shqelmat e tij”, ka shkruar Bytyqi.