Në Gjakovë është arrestuar një person për shkak se kishte organizuar aheng familjar.
Aty ishin të pranishëm disa persona, ku siç thekson policia, kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë lidhur me virusin COVID-19.
Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit, e cila procedohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/