Biznesmeni i njohur nga Shtimja, Semedin Dugolli ka vdekur sot në mengjes.
Ai ishte infektuar me virusin Covid-19 por nuk arriti që ta mund atë.
Ai ishte nga Pjetërshica e Shtimes.
Njoftimi i Komunës së Shtimes:
NDAHET NGA JETA NDËRMARRËSI I DALLUAR, SEMEDIN DUGOLLI
Shtime, 11 shtator 2021 – Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të dalluar nga Pjetërshtica, Semedin Dugolli.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli në emër të stafit administrativë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dugolli, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Ndarja e hershme nga jeta e Semedinit, na lë pa një vlerë të çmueshme. I ndjeri ishte një shembull i punës e përkushtimit si dhe një familjar i përkushtuar për gjithçka.
Do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të madh, të ndershëm dhe të sinqertë.
Prehu në paqe, Semedin!