Dy persona janë arrestuar të premten rreth orës 16 tek objekti i postës në Lipjan.
I pari, fillimisht u gjobit, e më pas u arrestua për kundërshtim.
Sipas një dëshmitari, i cili i tha Klan Kosovës prapa kamerave, fillimisht pesë policë pa maska, e gjobitën një qytetar që nuk e kishte të vendosur maskën.
I njëjti tha se kishte edhe një arrestim të dytë nga policia, pasi ai kishte xhiruar gjithë ngjarjen.
Se këtu pati hallakam, e konfirmuan edhe disa nga punëtoret e këtushëm në kushte anonime.
Ndërsa, nga policia në Lipjan nuk dhanë asnjë informacion për rastin.
Njëjtë vepruan edhe nga zyra për informim në kryeqytet.