Qeveria e Kosovës ka treguar sukseset që sipas saj ka shënuar gjatë javës së kaluar.
Ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pensionistë, hapja e aplikimit për mbështetje për 100 euro për studentë, vendosja e gurthemelit të shkollës në Ponoshevc të Gjakovës, janë disa nga sukseset që qeveria i ka numëruar si vendime të javës së kaluar.
Postimi i bërë nga Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë:
Pesë nga nga ngjarjet kryesore të javë që lëmë pas:
?FSK fiton medaljen e argjendtë në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë.
?Fillon nënshkrimi i kontratave të subvencionimit të pajisjeve efiçiente të energjisë për qytetarë. 6 milionë euro për mbi 6 mijë qytetarë brenda një jave.
?Ekzekutohet shtesa prej 100 euro për 233 mijë pensionistë. Kjo është hera e tretë në 12 muajt e fundit që pensionistët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.
?Hapet aplikimi për studentë për mbështjetjen prej 100 euro nga Pakoja për Përballje me Inflacionin. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që studentët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.
?Vendoset gurthemeli i shkollës në Ponoshec dhe i çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës. Të dyja këto investime të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.