×
  • Lajme
  • Lajme

    Transformohen Spitali Pediatrik dhe Qerdhja “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj, nga muralet shumëngjyrëshe

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 23:06
    Mural në Ferizaj. Foto: Donit Avdyli

    Drejtoresha e MuralFest Kosova, Lebibe Topalli, ka shkruar për nismën e “MuralFest” e cila tashmë ka nisur të zgjerohet nëpër qytete.

    “Brenda një jave Artivistat tanë bënë një punë të jashtëzakonshme duke transformur dy hapësira thelbësore për shoqërinë tonë: Spitalin Pediatrik dhe Qerdhen “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj. Ata krijuan ambient të ngrohtë dhe të mbushur me plotë ngjyra për të vegjëlit tanë”, shkroi Topalli në Facebook.

    Së shpejti, njoftoi ajo, “edhe një mural tjetër do të jetë pjesë e këtij transformimi deri në kohën e festivalit”.

    “Vazhdojmë me MuralFest Kosova”, përfundoi Topalli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!