Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, i cili vjen nga radhët e PDK’së, është kapur nga kamerat duke e detyruar një asambleiste që të votojë në emër të kolegëve, që mungonin në seancë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Zhegrova dëgjohet duke i thënë një asambleiste që të votojë në emër të asambleistëve Arlind Gogolli dhe Lorik Maxhuni, të cilët nuk ishin në sallë.
Në video ai dëgjohet duke i thënë “voto të Arlindit”. Më pas dëgjohet duke thënë “edhe të Lorikut”, duke aluduar për Lorik Maxhunin, që është asambleist tjetër i kësaj partie.
“Voto të Arlindit, bonja plus. Voto bre qitja. Bonja tick. Edhe të Lorikit. Veç le qaty, o vec le qaty o shpirt”, dëgjohet duke thënë Zhegrova.