×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 11:32

    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave, ku përmend edhe dy shtetet aleate të Kosovës, Francën e Gjermaninë.

    “Aktualisht disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj parlamentare (APKE) në prill”.

    Knaus thotë gjithashtu se ky vendim pasohet nga një fushatë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përfshirë edhe “një apel personal drejtuar presidentit francez Macron që të mos lejojë votimin”.

    “Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiç, duke përfshirë një thirrje personale ndaj presidentit Macron që të mos lejojë një votim – dhe një angazhim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, ka shkruar Knaus në Twitter, transmeton Reporteri.net.

    “Në 75-vjetorin e tij, Këshilli i Europës është i ndarë për një çështje themelore: a kanë rëndësi vlerësimet ligjore dhe votat në PACE? A është anëtarësimi për meritë apo është thjesht politik?”, pyet Knaus.

    Knaus thotë se derisa Kosova po kushtëzohet me vendime politike, Azerbajxhani mbetet në Këshill të Europës edhe pasi sapo arrestoi fituesin e çmimit të KiE Havel 2014 për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, Mammadli Anar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!