×
  • Lajme
  • Botë

    Vazhdojnë protestat në Beograd e Novi Sad kundër orës policore

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:01

    Policia serbe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit.


    Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë. Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

    Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

    Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

    Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

    Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

    Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

    https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/3657400707608422

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!