×
  • Lajme
  • Lajme / Nga organizata “Zëri i Prindërve”

    Bajram Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 12:14
    Bajram Qerkini

    Bajram Qerkini, nga organizata “Zëri i Prindërve”, në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë tha se procesi i gjetjes së personave të zhdukur ka stagnuar dhe duhet bërë më shumë, ndërsa kërkoi nga institucionet e vendit që të kenë informacione më të shpeshta për të pagjeturit në mënyrë që t’i informojnë edhe familjarët e tyre.

    “Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet të jetë prioritet humanitar e ka stagnu komplet procesin e personave të pagjetur”, tha ai.

    ” A thu kush është fajtor për ne familjarët, ata që na kanë liru edhe pesë shtetet e kuintit që i kanë imazhet satelitore edhe nuk po ia mshelin gojën Beogradit por edhe ata të Prishtinës që po e stagnojnë procesin. Në emër të familjarëve duhet ende shumë të punohet e sidomos presidentja jonë iu kisha lutë të kenë informata më të shpeshta për familjarët”, tha Qerkini.

    Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës..

    E para e vendit theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!