×
  • Lajme
  • Botë / Zgjedhjet presidenciale

    Bideni i gatshëm për debatin me Trumpin

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 22:01

    Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të ishte i lumtur të përballej me Donald Trumpin në një debat para zgjedhjeve presidenciale.

    Bideni i është përgjigjur pyetjes nga Howard Stern gjatë intervistës një orë e gjysmë për rrjetin e radios SirusXM, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Do të isha i lumtur të debatoja me të. Jam, diku. Nuk e di se kur”, ka thënë Bideni.

    Ndërkaq këshilltari i fushatës së Trumpit, Chis LaCivita ka reaguar në Twitter: “Ok, le ta caktojmë [një termin]”.

    Tradicionalisht, debatet presidenciale janë organizuar nga një komision jo partiak dhe janë mbajtur gjatë vjeshtës.

    Në muajin nëntor, komisioni njoftoi se tre debatet presidenciale të vitit 2024 do të mbahen në universitetet e Teksasit, Utah dhe Virgjinias. Datat pritet të caktohen për shtator dhe tetor.

    Bideni ka thënë se do të jetë i gatshëm të ngjitet në skenë me Trumpin “por varet nga sjellja e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!