×
  • Lajme
  • Botë

    Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë, Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 22:41

    Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjeti social Twitter për shkak të postimeve të tij. Gujon, që tani punon si zyrtar i qeverisë serbe, ishte shpallur non-grata nga Kosova për shkak të agjendës së tij përçarëse.

    Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter.

    “Unë kam shkruar për vite me radhë për Arno Gujon, ish-kandidatin për president të Francës nga partia supremaciste e bardhë, i cili promovoi agjendën shumë përçarëse në Kosovë. Ai tani është zyrtar në qeverinë serbe (dhe non grata në Kosovë), por Twitter e pezulloi përgjithmonë sot. Mirë!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!