×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Hamasi i gatshëm për zgjidhjen dy shtetërore, por Izraeli nuk bindet

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 17:02

    Grupi militant i Hamasit ka deklaruar se për më shumë se 15 vjet ka mundur të pranonte kompromisin dy-shtetëror me Izraelin, të paktën një të përkohshëm. Mirëpo Hamasi ka refuzuar ta njoh Izraelin ose të ulë armët kundër shtetit izraelit.

    Për Izraelin dhe shtete të tjera, sidomos pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, është provë se grupi militant synon shkatërrimin e Hamasit. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane i janë bashkuar Izraelit për shuarjen e grupit militant të shpallur organizatë terroriste.

    Për shumë analistë të rajonit, Hamasi ka sinjalizuar për pragmatizëm që mund të hapë shtegun drejt zgjidhjes. Mirëpo paqartësia e grupit teksa po përpiqet të fshehë pozicionet e veta ka nxitur dyshime të mëdha.

    Hamasi ofron “armëpushime” afatgjate, në vend të paqes së menjëhershme. Ka lënë anash planet për shkatërrim të Izraelit, por ka përkrahur “rezistencën e armatosur” dhe ka deklaruar se do të luftojë për çlirim të të gjithë “tokës së Palestinës”.

    Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayaa ka thënë se grupi mund të ulë armët dhe të shndërrohet në parti politike nëse shteti palestinez formohet në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës përgjatë kufijve të para vitit 1967.

    Ani pse ka folur për armëpushim, gjithashtu ka bërë një paralajmërim të rrallë se Hamasi mund të shpërbëjë krahun e armatosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!