×
  • Lajme
  • Shqipëria / Dosja 5D në SPAK

    Protesta e opozitës, rriten tensionet, hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 13:16

    Është përshkallëzuar situata para Bashkisë së Tiranës ku opozita po proteston.

    Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, atje ku opozita po proteston që prej orës 11:00.

    Nga hedhja e molotovit, është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të Bashkisë. I gjithë ky incident ka ndodhur teksa në podium fliste Belind Këlliçi.

    Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.

    Theksojmë se rrotestat erdhën, pas skandalit të dosjes së korrupsionit 5D.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!