×
  • Lajme
  • Botë

    Kishte dalë në shitje për 260 mijë euro, blihet fshati pranë Madridit

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 19:33

    Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar.

    Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

    Ky fshat ka gjithsej 44 banesa, një bar, një kishë dhe një shkollë. Para 5 vitesh, fshati doli në shitje për 6 milionë euro, por ky çmim zbriti me 95%, deri në 260 000 euro.

    Salto de Castro u krijua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën ta braktisnin atë./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!