×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kurti jep detaje mbi procesin e ofertimit për ankandin e parë solar

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 22:42

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se sot kanë përmbyllur procesin e ofertimit për ankandin e parë solar 100 megavatësh.

    Ai ka thënë se kanë pranuar gjashtë oferta, duke treguar se deri më 3 shkurt mund të pranohen edhe të tjera përmes postës.

    “Ankandi është sukses drejt ndërtimit të kapaciteteve të reja me çmimin më të përballueshëm për qytetarët, kurse procesi i realizimit të tij është sukses i transparencës e konkurrencës në sektor”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    “Për herë të parë në vendin tonë po realizohet një skemë e tillë konkurruese, ku kompanitë e kualifikuara vijnë të garojnë për të investuar në Kosovë. Ministria e Ekonomisë me përkrahje të USAID ka dizajnuar një skemë tërheqëse për këto kompani. Pas ankandit të parë, në radhë janë skemat tjera konkurruese për realizimin e 950 megavatëve nga burimet e erës dhe diellit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!