×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet nëna e 1 vjeçarit që u rrah nga dadoja e kopshtit: Fëmija im u godit me shuplakë vetëm se nuk donte të ulej në karrocë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 15:44

    Nëna e fëmijës 1 vjeç që u rrah nga dadoja e kopshtit “Cambridge Kids” në Prishtinë, ka denoncuar rastin edhe përmes rrjeteve sociale.


    Duke e shpërndarë videon e kamerave të sigurisë të momentit kur 1 vjeçari goditet me shuplakë nga edukatorja e çerdhes private, ajo ka treguar edhe shpjeguar edhe si ka ndodhur rasti.

    “Fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë”, ka shkruar ajo në facebook, përcjellë Reporteri.net.

    Sipas saj, emri i edukatores që shihet edhe në video duke i rënë shuplakë bebes 1 vjeç është Teuta Gashi.

    Ngjarja në fjalë kishte ndodhur dje. Policia e Kosovës për Reporteri.net ka njoftuar se rasti është iniciuar në stacionin policor jugu në Prishtinë.

    “Është iniciuar një rast “Keqtrajtim i fëmijës”. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme policore”, thotë Policia.

    Ndryshe, në pamjet nga kamerat e sigurisë shihet edukatorja e kopshtit privat “Cambridge Kids” kur e godet me shuplakë 1 vjeçarin.

    Aty shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në prani edhe të një punonjëse tjetër të kopshtit, dhe të një fëmije tjetër.

    Bebja viktimë e dhunës shihet duke qarë në video, ndonëse të qarat e tij kishin nisur para se të merrte shuplaken nga punonjësja e çerdhes.

    Kopshti për fëmijë “Cambridge Kids”, ku ka ndodhur rasti, ndodhet në një lagje të re të njohur në periferi të Prishtinë. /Reporteri.net/.

    E tmerrshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!