×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia deklarohet për rastin e keqtrajtimit të fëmijës 1 vjeç në çerdhen në Prishtinë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 15:35

    Një fëmijë 1 vjeç dyshohet se është keqtrajtuar nga një dado e një çerdheje private në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur dje, dhe është raportuar në Polici nga prindi i bebes.


    Policia e Kosovës për Reporteri.net ka njoftuar se rasti është iniciuar dje në stacionin policor jugu në Prishtinë.

    “Është iniciuar një rast “Keqtrajtim i fëmijës”. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme policore”, thotë Policia.

    Nga ana tjetër, Reporteri.net ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet edukatorja e kopshtit privat “Cambridge Kids” kur e godet me shuplakë 1 vjeçarin.

    Aty shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në prani edhe të një punonjëse tjetër të kopshtit, dhe të një fëmije tjetër.

    Bebja viktimë e dhunës shihet duke qarë në video, ndonëse të qarat e tij kishin nisur para se të merrte shuplaken nga punonjësja e çerdhes.

    Kopshti për fëmijë “Cambridge Kids”, ku ka ndodhur rasti, ndodhet në një lagje të re të njohur në periferi të Prishtinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!