×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Gashi flet për prapaskenat para votimit për KiE

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 23:45

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka qenë i ftuar në DPT te Fidani ku ka folur për prapaskenat e ngjarjeve që çuan në votimit të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

    Gashi ka treguar për përpjekjet dhe punën që ka bërë delegacioni i Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net. Gashi tha se gjasat për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës janë shumë të mira. Ai po ashtu tregoi edhe se si ekip kanë qenë shumë unik, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “E mira e këtij delegacioni ishte se kemi qenë shumë unik. Ne si parti opozitare kemi ofruar përkrahjen tonë pa hezitim. Prej ditës së parë ka pasur koordinim. Unë mund të ndajë përvoja personale që në përfaqësime të jashtme vendit problemet e brendshme nuk i barti. Në vitin 2013 ishim në opozitë, kam qenë deputetë për herë të parë dhe ishim të armiqësuar me PDK dhe ish ajo koha kur raportet me pushtetin ishin shumë të këqija. Ishim 10 ose 15 veta nga Kosova dhe ne secili e jepnim qëndrimin tim si opozitar, kurse komisionerët evropian thoshin ju Kosova, ju Kosova. Atëherë thashë unë e shaj vendim tim kot dhe prej aty kam vendos që në çdo përfaqësim që e bëjë jashtë, këto betejat e brendshme politike nuk i çoj jashtë.”, tha Gashi.

    Deputeti Gashi tha se nuk ka qëndrim që Asociacioni është parakusht për anëtarësim në KiE.

    Ai tha se ka qenë propozim që themelimi i Asociacionit të bëhet kusht për anëtarësim.

    “Kjo është bërë nga Serbia dhe deputetë iatalianë e hungarez. Amandamentet janë refuzuar.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!