×
  • Lajme
  • Lajme / Raportet Kosovë-SHBA

    Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 19:02

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield. Takimi ka ndodhur në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas, përcjell Reporteri.net.

    Osmani ka thënë se ajo është një mbështetëse e vendosur e Kosovës, si dhe e përkushtuar për avancimin e raporteve Kosovës-SHBA.

    “Sot, në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajonin tonë dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në “X”, të martën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!