×
  • Lajme
  • Lajme / Përfundimi i mandatit

    Lajçak paralajmëron fazë të re të procesit me lidershipin e ri të BE-së

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 23:41
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

    Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të Bashkimit Evropian  për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi.

    BE-ja e ka nominuar për Ambasador në Zvicër ndërsa vet Lajçak zbulon se mandati i tij skadon më 31 gusht.

    “Ka qenë gjithmonë e qartë sepse mandati i përfaqësuesve specialë të BE-së është i barabartë me mandatin e ambasadorëve të BE-së, i cili zgjat katër vjet. Pra, ekziston një rregull që përfaqësuesit specialë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër vjet. Unë sapo kam filluar vitin e pestë dhe mandati im përfundon më 31 gusht” ka thënë sllovaku.

    “Nuk ka pasur kurrë një debat, nuk kam planifikuar asnjëherë të largohem apo të mbetem më gjatë. Është e logjikshme që me lidershipin e ri të Bashkimit Evropian, është gjithashtu mirë që të fillojë një fazë e re e procesit. Pra, deri më 31 gusht, jam plotësisht përgjegjës dhe plotësisht i përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka shtuar tutje emisari.

    Duke folur rreth emisarit/ ndërmjetësit të ri që pritet të marrë pozitën ish- kryediplomati sllovak thotë se nuk i takon atij të flas. Lajçak thotë se e njeh mirë ish- presidentin slloven Borut Pahor që ka shfaqur ambicie për ta marrë detyrën.

    “Unë nuk do të jem pjesë e përzgjedhjes së pasardhësit tim, ndaj nuk duhet të bëj deklaratë. Por, padyshim, unë e njoh Presidentin Pahor për shumë vite. Ne jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di që ai është shumë i interesuar për rajonin dhe gjithashtu me shumë njohuri. Pra, sigurisht, ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Kjo është ndoshta aq sa mund të them në këtë pikë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!